Google ADS

Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

07:05 | 28 Dhjetor 2021
S D

 

  • 08:30Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës mban seminarin e dytë shkencor. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike)

  • 09:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti bën shqyrtimin e Planeve të Përformances të agjencioneve/rregullatoreve të pavarur, që i raportojnë Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Gjykatën Komerciale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 10:00Mbahet takimi i 207-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom)

  • 10:00akulteti i Studime Islame organizon seminar shkencor “Kontributi dhe veprat e Mehmet Akif Ersoj- Pejanit”. (Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë)

  • 11:00

    Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. (Kuvendi i Kosovës)

  • 12:00

    Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare, ku debatohet në lidhje me krizën energjetike në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës)

  • 13:00Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mban konferencë për medie për raportimin e fundvitit dhe planet për vitin e ardhshëm. (Kabineti i Ministrit)

  • 13:30Ministri Armend Mehaj pret në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar. (Ministria e Mbrojtjes)

  • 14:00Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën përmbyllëse për vitin 2021 me temë “Kriza energjetike dhe pasojat e saj në ekonominë e Kosovës”. (Zyrat e AKB-së, Prishtinë)

  • 15:00Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar. (Kabineti i Presidentes)

  • 17:00Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2021 organizon pritje për përfaqësuesit e mediave. (Ndërtesë të Qeverisë)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme