Google ADS

Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

07:05 | 2 Dhjetor 2021
S D
  • 07:00Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) organizon grevë tetëorëshe. (QKUK dhe Spitalet e Përgjithëshme)

  • 09:00Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) mban takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së. (Zyrat e BSPK-së) 

     

  • 09:00Protestojnë specializantët me vetëfinancim dhe me financim. (Para Administratës Qendrore të QKUK-së) 

  • 09:45Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci ju fton të merrni pjesë në diskutimin në temën “Krijimi i shërbimeve të specializuara për të mbijetuarit e dhunës seksuale”. (Hotel “Emerald”)

  • 10:00Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me UN Women, organizojnë diskutimin “Parimet etike janë rregull: Si të raportojmë për rastet e dhunës ndaj grave?”. (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)

  • 10:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione  shqyrton Nismën ligjore për Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

    • 11:00Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), bën hapjen e panairit “Gratë në Biznes”. Merr pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 

    • 14:00Avokati i Popullit të Kosovës, i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut vizitojnë ekspozitën “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme