Ngjarjet e ditës

07:11 | 23 Qershor 2023
Diellza Gashi

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

09:00


Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës  organizon tryezë diskutimi në të cilën do të bëhet publikimi i Raportit  Vjetor të vitit 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

09:30
Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNFPA mbajnë debatin “Kuvendim: Migrimi – Për ndërmarrësit sukses, për shtetin progres”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Organizatat partnere të KOSINT organizojnë “Konferencën për buxhetimin komunal të planifikuar për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që ka për qëllim qasjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në implementimin e buxheteve komunale. (Restoranti “Villa Gërmia”, Prishtinë)

10:00
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) bashkë me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Institutin GAP, publikojnë Raportin Tematik me temë: “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike gjatë dhënies së lejeve dhe licencave”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

14:00-17:00
Ceremoninë mortore e profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani:

14:00-15:00
Mbahen homazhe në nderim të profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani. ( Pallati i Rinisë)

15:00-16:00
Mbahet mbledhja komemorative për profesorin e ndjerë, Shyqri Nimani. (Pallati i Rinisë)

17:00
Bëhet varrimi i profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani. (Varrezat e Prishtinës, Arbëri)

18:00
Bëhet përurimi i fabrikës “GAMP”, e cila është në partneritet ndërmjet kompanive kosovare-gjermane që do të prodhojë kontejnerë si merret me përpunimin e metalit, xhamit, aluminit dhe plastikës. (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, fshati Konjuh)

19:00
Kosovo 2.0 organizon edicionin e katër të karnavalit “Po i çelim dyert e SHTËPISË sonë”. (Zyrat e Kosovo 2.0, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme