Këto janë ngjarjet që e karakterizojnë ditën e sotme:
08:30
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës)
10:00
Bëhen homazhe tek varret e heroir Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj në 25-vjetorin e rënies së tyre. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Velani)
11:00
Partia Socialdemokrate (PSD) mban një aksion aksion simbolik afër ambasadës së Gjermanisë. (Rr. Azem Jashanica, Lagja Arbëria)
11:00
Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Deklarata e përbashkët e Beogradit dhe Prishtinës për të pagjeturit – mundësitë dhe pritjet”? Pjesëmarrës do të jenë: Bajram Qerkinaj, koordinator i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur në Prishtinë; Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Shoqatës së të Pagjeturve në Shtërpcë dhe Millica Radovanoviq, hulumtuese nga “Nisma e Re Sociale”. (Çagllavicë)
14:00
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” organizon tryezë me temën “Situata aktuale politike në homotetinë e Kuvendit të Kosovës”. Merr pjesë Jahja Kokaj deputetet i VV-së. (Hotel “Çarshia e Jupave”, Gjakovë)
16:15
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman. (Ndërtesa e Qeverisë)
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...