Këto janë ngjarjet që e karakterizojnë ditën e sotme:
09:00
Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë mban tryezën e diskutimit për prezantimin e rekomandimeve nga projekti “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia; ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
09:30
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
10:00
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
10:00
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me rastin e ditëve të Inovacionit dhe Pronësisë Intelektuale, do të organizojë ceremoninë “Java e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Në Gjykatën Kushtetuese mbahet seanca dëgjimore publike, ku do të shqyrtohet kërkesa e Valon Loxhaj, e cila për objekt të shqyrtimit kushtetues ka çështjen e “largimit nga puna dhe moskompensimin”. (Gjykata Kushtetuese, rr. “Perandori Justinian”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
11:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)
11:00
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” promovon librin “Gruaja arbëreshe dje, sot dhe nesër”. (Biblioteka e Qytetit, Gjakovë)
12:00
BE-ja lanson fushatën “Made of Us –EU-Western Balkans Road Trip”, e dizajnuar që të ndihmojë për ngritjen e vetëdijesimit për mundësitë e krijuara nga partneriteti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Do të flasin dy video-blogerë nga Kosova dhe Holanda, Alb Muhaxhiri e Brian Rocca; dhe zv. udhëheqësi për Bashkëpunim i BE-së, Alessandro Bianciardi. (Shtëpia e Evropës, rr. UÇK, Prishtinë)
12:00
Parkun Shkencor dhe Inovativ të UBT-së e viziton Dr. Yehuda Hamovitz, ekspert dhe konsulenti i vlerësuar ndërkombëtarisht për menaxhimin ekzekutiv, hartimin e strategjisë dhe zgjidhjen e krizave. (UBT, Lipjan)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin për gjendjen e natyrës 2018-2021, si dhe kërkesat e qytetarëve me dy peticione rreth parkingjeve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)
13:00
Fakulteti Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, në bashkëpunim me Institutin Shkencor Kosovar – Suedez organizojnë ligjëratë të hapur me ekspertin Josef Martinsen nga Norvegjia dhe Salihe Salihun, me temën “Nga lufta drejt paqes”. (UMIB, rr. “Ukshin Kovaçica”, Mitrovicë)
14:00
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon tryezë diskutimi për draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja Arbërie Nagavci dhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Myzafere Limani. (Amfiteatri, ish-Rilindja)
14:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
14:00
Prishtina REA, përmes projektit Matching Grants Prorgam (MGP), organizon CeO Eventin. MGP ka një fond prej 10.4 mil Euro dhe 141 biznese përfituese të granteve dhe kjo ngjarje synon rrjetëzimin biznesor dhe ndërlidhjen e partneriteteve. (Klan Arena)
18:00
Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë dhe Muzeu “Macedonian Struggle and Modern History of Macedonia” organizojnë hapjen e ekspozitës periodike të fotografive “Yiannis and Miltos Manakia. Njerëzit prapa objektivit”. Në hapje merr pjesë dhe ambasadorja Heleni Vakali. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...