Google ADS

Ngjarjet e ditës

06:59 | 12 Prill 2023
E.H

10:00
Instituti EdGuard se bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do të prezantojnë zyrtarisht fillimin e procesit te Rishikimit te Teksteve Shkollore. Merr pjesë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel Sirius)

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mbanë dёgjim publik lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna nё Baza Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

10:00
Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë organizon një marsh simbolik në shenjë pakënaqësie dhe revolte ndaj menaxhmentit të UP-së, për mosndëshkimin e profesor Bekim Bejtës. (Nisja para Fakultetit të Filologjisë deri te Rektorati)

11:00
Departamenti i Gazetarisë promovon revistën “Intro”, që i dedikohet edukimit medial, me fokus perspektivën e qytetarëve. (Fakulteti i Filologjisë)

12:00
Kuvendi i Kosovës mbanë vazhdimi e seancës plenare. (Kuvendi Kosovës)

12:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj bën homazhe në Kompleksin Memorial. (Lubizhdë të Hasit)

14:00
PSD mban aksion simbolik tek zyret e Agjencionit për Informim dhe Privatësi, pas aksionit, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, prononcohet për media. (Agjencioni për Informim dhe Privatësi)
20:15
Kosova luan kundër Polonisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023 në hendboll. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme