Google ADS

Ngjarjet e ditës 30 shtator

06:51 | 30 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

09:00

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Asociacioni Kosovar i Promotorëve dhe Edukatorëve Shëndetësorë mban ditën e dytë të konferencës “Mjediset e shëndetshme”. (Hotel “Emerald” Prishtinë)

10:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës interviston Hekuran Muratin, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ymer Fejzullahun, kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

10:00

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, UNFPA organizon tryezë lidhur me gjendjen e të moshuarve në Kosovë dhe mundësitë për adresimin e nevojave të tyre sociale. (Hotel “International Prishtina”)

10:00

Mbahet takim i parë i Komitetit kyç për përcaktimin e listës së produkteve dhe pajisjeve mjekësore. (Qendra për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare, Instituti B)

10:00

Mbahet mbledhjen e tretë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

 

10:15

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me ndërmarrjet publike. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

12:00

Balkan Green Foundation (BGF) mban konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyrat e Balkan Green Foundation)

13:00

Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ kryetarët e komunave të regjionit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel “Astoria”, Gjilan)

15:00

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, takohet me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi. Pas takimit të dy do t’u drejtohen mediave. (Zyrat e FFK-së)

17:00

Mbahet ceremonia e lansimit të programit “Kosova, shtet i xhudos”. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme