Google ADS

Ngjarjet e ditës: 22 tetor 2022

07:56 | 22 Tetor 2022
K.B

07:00 – 12:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) organizon mbajtjen e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatave të Republikës së Kosovës nga lëmia penale. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim, Vushtrri)

09:00
Me iniciativë të Presidentes Vjosa Osmani mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një organizim i pari i këtij lloji në historinë e Kosovës. Forumi organizohet në bashkëpunim me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla Schwarz dhe mbështetet nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:30
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për medie: “Projektligji për paga dhe ligji për zyrtarët publik: problemet dhe mangësitë e identifikuara”. (Zyrat e GLSP-së). /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme