Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:20 | 12 Gusht 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

11:00

Fillojnë zyrtarisht punimet e parkut rekreativ “Udha e Gurit”, që përfshin shëtitore, hapësirë gjelbëruese, kënd lojërash e fusha tenisi. (Afër Palestrës Sportive, Vushtrri)

12:00

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie para Prokurorisë Speciale të Kosovës. (Objekti i PSRK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

18:15

Mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së Kampionatit Evropian U18 për hendbollistë, që mbahet në Prishtinë nga 12 deri më 18 gusht. Pas ceremonisë, zhvillohet ndeshja Kosova – Belgjika. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë)

19:00

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë mbahet hapja e ekspozitës “Historitë e Vazhdimësisë” që paraqet veprat e jashtëzakonshme të të rinjve nga Kosova dhe Serbia. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme