Ngjarjet e datës 23 korrik 2023.
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, interviston Luljeta Veselaj Gutaj, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prizrenit; Afrim Llabjani, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Ferizajt; Albana Demiri, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)
Përurohen renovimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ambasadori i Italisë Antonello De Riu, drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi. (Klinika e Kardiokirurgjisë QKUK, ora 11:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të hartojë listën e dëshmitarëve për intervistim në komision. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 12:00)
Hidhet shorti për edicionin e ri garues 2024/25 në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës Prishtinë, ora 13:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës organizon tryezë diskutimi për prioritetet e kësaj partie në fushën e sigurisë. (Selia e re AAK-së, Prishtinë, ora 17:00).
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion