15:00
Komuna e Deçanit organizon edicionin e 13-të të Panairit tradicional veror Ekspos. (Qendra e qytetit Deçan)
09:00
Mbahet seanca përfundimtare për rastin e vrasjes së politikanit serb, në Kosovë, Oliver Ivanoviq. (Gjykata Themelore, Prishtinë)
09:30
Komisioni për Ekonomi mban dëgjim publik mbi projektligjin për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut. (Kuvendi i Kosovës, N10)
10:00
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për projektet “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”. Marrin pjesë ministrat Hekuran Murati, Arben Vitia e Arbërie Nagavci; si dhe drejtori i Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci. (Objekti i Qeverisë, salla P38)
10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit. (Hotel “Opera”, Prishtinë)
11:00
Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në hapjen solemne të Qendrës Komunitare “Concordia”, në lagjen “Ali Ibra” në Gjakovë. (Gjakovë)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj; kërkesën buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025 etj. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
13:00
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë, Anila Denaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ajo dhe delegacioni që e shoqëron do të priten në takim nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Faton Peci. (Ndërtesa e MBPZhR-së, Kompleksi “Ramiz Sadiku”)
14:00
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)
15:00
Komuna e Deçanit organizon edicionin e 13-të të Panairit tradicional veror Ekspos. (Qendra e qytetit Deçan)
Disa studentë të universitetit paralel të Mitrovicës protest...
Liga e Kampionëve e “mbushur” me futbollistë shqiptarë, dhje...
Meta përplaset me prokurorët e SPAK-ut në sallën e gjyqit
Hezbollahu goditi shtëpinë e plazhit të Benjamin Netanyahut,...
Konjufca priti në takim të rinjtë e Shkollës Diplomatike
Gashi: Me 43 nënshkrime, nesër kemi thirrur seancë të jashtë...