Google ADS

Ngjarjet e ditës

08:01 | 16 Maj 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:

09:15

Mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Merr pjesë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Hotel “Hyatt Blue Bay”, Kotor)

09:30

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N10)

09:30

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Shërbimet Private të Sigurisë si dhe Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës së Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N303)

10:00

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite është votimi i rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH si dhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla plenare)

10:00

Ish-deputeti i VV-së, tani i pavarur, Haki Abazi, sombolikisht hap “të pame”, sikur thotë, për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. (Hyrja e deputetevë, përballë Zyrës së BE-së)

10:00

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton disa projektligje me amendamente nga komisionet funksionale. (Kuvendi i Kosovës, N302)

10:00

Rrjeti për të Drejtat e Njeriut (HRN) organizon konferencën lansuese të Raportit të Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023. (Hotel “Sirius”)

10:00

Mbahet seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasje dhe dhunim. (Gjykata Themelore, Ferizaj)

10:30

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), ku pritet nga kryetari Agim Shahini. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”)

18:00

Hapet ekspozita “Artistë dhe Refugjatë”. (Holli i Ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme