Këto janë ngjarjet e ditës:
09:00
Mbahet seancë gjyqësore në lidhje me rastin e lejes ndërtimore të kontestuar nga organizata “Avonet” dhe banorët e rrugës “Gëzim Sahiti” në Ferizaj. (Gjykata Themelore, Prishtinë)
10:00
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit, për të dytin vit me radhë organizon Konferencën STEMinists’24, e cila mbledhë gratë dhe vajzat nga fushat STEM që të shpalosin arritjet e tyre. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare të UP-së)
10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve. (Kuvendi i Kosovës, C203)
10:00
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, së bashku me Ministrinë e Kulturës, organizojnë konferencën vjetore për shënimin e Ditëve të Pronësisë Intelektuale dhe Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, harton planin e punës së komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N303)
10:00
Organizohet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. (Kazerma “Skënderbeu” Ferizaj)
10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Kuvendi i dështimeve: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:30
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e ’Raportit monitorues: Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031’ për periudhën 2023. (Zyrat e PIPS, rr. “Rexhep Luci”)
11:00
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. (IAP, rr. “Migjeni”, Prishtinë)
11:00
Hapet tregu i Komunitetit në Mitrovicë, me ç’rast ekspozohen për shitje produkte të bëra me dorë nga bizneset lokale, përfshirë rroba, aksesore, bizhuteri dhe ushqime. (Mbi urën kryesore të Mitrovicës)
11:45
Ministria e Ekonomisë organizon aktivitetin “Shkolla e 100-të” të lidhjes së 100 shkollave me internet me shpejtësi të lartë e me mbulueshmëri të rrjetit në të gjithë objektin e shkollës. Marrin pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli; ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu. (Shkolla Profesionale, Shtime)
12:30
Nën patronazhin e presidentes Vjosa Osmani, zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET. (Klinika e Mjekësisë Bërthamore, QKUK)
13:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Rini. (Kuvendi i Kosovës, N506)
13:30
Bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvendi i Kosovës, N204)
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri