Ngjarjet e ditës

07:16 | 25 Prill 2024
K.B

Ngjarjet e datës 25 prill 2024.

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)

Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektrezolutën për raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:50)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës mbajnë konferencë. ( Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Integrime Evropiane voton Projektligjin për tekste shkollore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Gjilan, ora 10:00)

Punëtorët e KRM Pastërtia protestojnë me kërkesën për dorëheqjen e kryeshefit të kësaj ndërmarrje. (Para ndërmarrjes KRM Pastërtia Ferizaj, ora 10:30)

Fondacioni Kosovar për Ndërmarrësi Sociale lanson programin punedore, i bazuar në konceptin e ndërmarrjes sociale. (Prishtinë, ora: 11:00 – 13:00)

Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencën “Gjuha e urrejtjes në veri të Kosovës”. Merr pjesë Mary Ann Hennessey – shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë. ( Prishtinë, ora 11:00 – 13:30)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme