Këto janë ngjarjet e sotme:
09:00
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, Lipjan)
10:00
Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65.(Salla e konferencave – Hoteli Grand”)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Sport. Të ftuar përfaqësues të Drejtorive Komunale të Sportit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj. Gjithashtu shqyrton Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2025-2027. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
11:00
Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) organizon ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim profesional. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
11:00
Zhvillohet debat publik me temën “Referendumi në veri – A i ka përmbushur qeveria detyrimet ndaj BE-së apo mungesa e ndryshimeve paraqet shenjë dështimi?”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)
12:00
Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së)
13:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Sport. Të ftuar përfaqësues të Federatave sportive dhe Komitetit Olimpik, Paraolimpik etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
15:30
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Finlandës. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...