Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:27 | 16 Prill 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

08:15

Nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbahet dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hotel “Emerald”)

09:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në iniciativën “Thinking of you”, organizuar nga Alketa Xhafa Mripa. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:30 – 16:00

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)

10:00

Lansohet kampanja ‘Per Shnet’ në ndihmë të fëmijëve me kancer nga Chameleon, Digital Printing House dhe dizajnerja e modës Drenusha Xharra. (Hotel “Sheraton”, Prishtinë)

10:00

Mbahet edicioni i 20-të i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit në Prishtinë. (Salla 1 Tetori, Prishtinë)

10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton në Projektligjin pёr Provimin e Maturës Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

10:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban tryezë diskutimi me temën: “Shëndeti Oral, të arriturat dhe sfidat”. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

10:00

Lëvizja FOL organizon konferencën rajonale me temën, “Qasja gjithëpërfshirëse: Perspektivat e shoqërisë civile për avancimin e zbatimit të Planit Ekonomik dhe Investimeve (EIP)”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtina)

10:00

Në përvjetorin e rënies së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj e Luan Nimanaj, Komuna e Deçanit, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve organizojnë homazhe te Kompleksi Memorial në Gllogjan. (Kompleksi Memorial në Gllogjan)

11:00
Swisscontact – Projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat – (PPSE) mban takim me banorë të fshatit Leshan të Pejës. Merr pjesë edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Leshan, Pejë)

13:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton lidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së. Të ftuar: përfaqësuesit e 23 punëtorëve nënshkrues. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

17:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në panelin me të rinj në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hoteli “Emerald”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme