Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:08 | 12 Prill 2024
K.B

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

FSK organizon aktivitetin “Java Ndërkombëtare e Kadetëve”. (Akademia e Mbrojtjes Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, ora 09:00).

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pёr Tekste shkollore. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

Unioni i Turizmit të Kosovës organizon Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2024. (Pallati i Rinisë Prishtinë, ora 11:00)

Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, hap edicionin e parë të Shkollës për Diplomaci të Diasporës. (Objekti i Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve Prizren, ora 17:00)

Shtëpia botuese Magmus promovon librin “Bashkëbisedim muzikor me Ilir Bajrin” nga autori Liburn Jupolli.(Kino Armata, Prishtinë, ora 19:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme