Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:02 | 11 Prill 2024
K.B

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

09:00
Mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu (Gjykata Themelore Prishtinë)

09:30
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin me amendamente i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues dhe Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

10:00
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Punët e Jashtme, Evropë dhe për Tregtinë të Maltës njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg. (Kabineti i Presidentes)

10:00
Mbahet mbledhja e 324-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Zyrat e KGjK-së)

10:00
Mbahet takimi i 246-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, kati VI)

10:30
Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari”, Prishtinë)

11:00
Lëvizja Feministe Studentore organizon protestë me kërkesën për largimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i dyshuar për ngacmime seksuale të studentëve. (Ndërtesa e Rektoratit)

12:00
Nën patronatin e Presidencës organizohet Ora letrare: “Shqipet e Mërgatës”, organizuar në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Betejës së Koshares dhe ditës së rënies së heroit të Kosovës, Agim Ramadani. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

13:00
Mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas. Marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përfaqësues të EUCOM-it, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë. (Kazerma e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, Prizren)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme