Ngjarjet e ditës

06:55 | 4 Prill 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

09:30

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshim plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

10:00

Kuvendi i Kosovës mbanë seancë solemne në shënimi të 25 -Vjetorit të Betejës së Koshares. (Kuvendi Kosovës)

11:00

Kuvendi i Kosovës mbanë seancë plenare. (Kuvendi Kosovës)

18:00

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, organizohet ngjarje në shënim të kësaj dite, e cila organizohet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Hotel “Nafron”, Prizren)

18:30

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shtron iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku pjesëmarrës do te jenë edhe partnerët e koalicionit parazgjedhor; Nisma, Konzervatorët, E30. Pas përfundimit të iftarit, kryetari Haradinaj bashkë me partnerët e koalicionit prononcohen për media. (Klan Arena, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme