Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:
10:00
Shoqata e Bankave të Kosovës mban një aktivitet me nxënës, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë. (Shkolla fillore “Mustafë Venhari”, Vushtrri)
10:10
Presidentja Vjosa Osmani mban adresimin “Avansimi i lidershipit gjithëpërfshirës si domosdoshmëri strategjike në adresimin e sfidave të shekullit 21”, në ditën e dytë të konferencës “Java e Gruas 2024”. (Hotel “Emerald” Prishtinë)
10:20
Në kuadër të konferencës “Java e Gruas” mbahet diskutim i hapur me Emilija Redžepi, zv.kryeministre për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut. (Hotel “Emerald” Prishtinë)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere voton raportin vjetor financiar të KOSTT-it; shqyrton Raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial; shqyrton kërkesën e KQZ-së, për mjete shtesë buxhetore për vitin 2024 etj. (Kuvendi i Kosovës, N506)
11:45
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) organizon mbledhje komemorative, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të Arben Rugovës, i cili u nda nga jeta. (Amfiteatri, Objekti i ish-Rilindjes)
13:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban diskutim lidhur me gjendjen aktuale të të drejtave të grave në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, N506)
13:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore… mban diskutim rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit. (Kuvendi i Kosovës, N303)
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...