Ngjarjet e ditës

07:09 | 12 Mars 2024
E.H

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në vendin tonë;

10:00
Mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci etj. (Kazerma “Adem Jashari”, te objekti i ish-Qendrës për Studime Universitare të FSK-së)

10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport diskuton mbi gjendjen e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve. Raportojnë Arbërie Nagavci, ministre e MAShTI dhe Musa Selimi, dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit. (Kuvendi i Kosovës, N204)

10:30
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës; si dhe Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës. (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë; themelohet Grupi i punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ndërmarrje publike etj. (Kuvendi i Kosovës, N506)

11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike zhvillon diskutim mbi zbatimin e rekomandimeve, nga organizatat buxhetore. E ftuar auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca. (Kuvendi i Kosovës, N303)

13:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton planin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024. (Kuvendi i Kosovës, N303)

13:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia” etj. (Kuvendi i Kosovës, N204

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme