Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:05 | 7 Mars 2024
E.G
Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:

10:00Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është votimi i ndryshimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial; i Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve; i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe IVF; ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare etj. (Kuvendi i Kosovës)

10:00Instituti Riinvest organizon diskutimin në kuadër të “Forumit 2015” me temën “Terapia e munguar për financimin e shëndetësisë”. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë)

10:00Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) nis mbledhjen e nënshkrimeve të peticionit “për shpëtimin e arsimit”. (Para Kuvendit të Kosovës)

10:00Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë një aksion simbolik në kundërshtim të ligjit të ri të KPK-së. (Oborri i Kuvendit të Kosovës)

10:30Gazetari Lirim Mehmetaj intervistohet nga Prokuroria Themelore për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” nga Neni 141 i KPR-së. (Objekti i Prokurorisë, Prishtinë)

11:00Komuna e Vushtrrisë organizon manifestim për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. (Qendra e Kulturës, Vushtrri)

13:00Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci marrin pjesë në Manifestimin për 7 marsin “Dita e Mësuesit”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

14:00Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Efikasiteti dhe ndikimi i peticioneve të qytetarëve si mjet i ushtrimit të të drejtave dhe ndryshime në shoqëri”. Marrin pjesë ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi; Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut etj. (Qendra Mediale në Çagllavicë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme