Ngjarjet e ditës

07:07 | 6 Mars 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

08:45 – 09:10

Komuna e Prishtinës organizon homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani (08:45) dhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti (Velani/ Sheshi “Zahir Pajaziti”)

09:00
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me shoqatat e luftës së UÇK-së, bëjnë homazhe përkujtimore në Kompleksin e Dëshmorëve në Bletajë si dhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Bletajë/ Prekaz)

09:30
Komuna e Skenderajt organizon homazhe në nderim të Epopesë së UÇK-së. (Kompleksi Përkujtimor “Adem Jashari”, Prekaz)

10:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Prekaz)

10:00
Komuna e Skënderajt organizon ceremoninë e zbulimit të busteve të Sala e Hamit Jasharit. (Prekaz, Skenderaj)

10:00
Instituti INDEP, në bashkëpunim me Këshillin e Zhvillimit të Qëndrueshëm, organizon edicionin e tretë të Forumit të OZhQ-ve. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Drejtorja e misionit të USAID-it, Ajlin Devit, do të flasë në ngjarjen “Rinia Përpara – Festojmë Fuqizimin e të Rinjve”. (Klan Arena, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë; si dhe voton Raportet vjetore financiare të Këshillit Gjyqësor, të Këshillit për Trashëgimi Kulturore dhe Autoritetit të Konkurrencës. (Kuvendi i Kosovës, C203)

11:00
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) publikon Raportin e parë të Monitorimit “Karta e Vlerësimit – Cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve?” (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

11:00
Komuna e Skenderajt organizon homazhe përkujtimore në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. (Marinë, Skënderaj)

11:10
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) mban ceremoninë e dorëzimit të ultrazërit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Dragashit. (Dragash)

11:30

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë shënon 11-vjetorin e themelimit, me ç’rast do të përurohet edhe kampusi universitar. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci; kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza etj. (Universiteti “Isa Boletini”, Amfiteatri A1)

13:00

Komuna e Skënderajt dhe shoqatat e dala nga lufta organizojnë ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në Tushilë. (Tushilë, Skenderaj)

13:00

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrtom Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, N303)

15:00

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Jürg Sprecher, ambasador i Zvicrës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)

18:00

Hapet ekspozita “Cilësia e ajrit përmes fotografisë”. Marrin pjesë Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë; Nona Zicherman, shefe e Zyrës në UNICEF në Kosovë etj. (Termokiss, rr. “Ilaz Kodra”)

20:00

Mbahet takimi i poezisë feministe “Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 Mars”. Mysafire e këtij edicioni është poetja Vjollca Bajraj. (Kino “Armata”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme