Ngjarjet e ditës

07:07 | 5 Mars 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

08:30
Inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumente, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil. Marrin pjesë: Kryeministri Albin Kurti; ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; dhe u.d. i drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj. (Aneksi i ish-Rilindjes, ish-objekti i RTV21)

09:30
Zv.kryeministri për Dialog, Besnik Bislimi, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike. (Ndërtesa e Qeverisë)

09:30
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtritshme të energjisë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvend, N10)

10:00

Për nder të Festave të Marsit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri, bashkë me Innovation Academy organizojnë garën në Shah për nxënësit nga klasa 1-5. (Innovation Academy)

10:00

Mbahet Seancë solemne e Kuvendit Komunal në Skenderaj. (Salla e Kuvendit)

10:00

Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë mban seancë solemne, për nder të Epopesë së UÇK-së. (Kuvendi Komunal, Vushtrri)

11:30 – 12:50
Ministria e Mbrojtjes organizon këto aktivitete për shënimin e “Epopesë së UÇK-së” (Vendi: Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë)

Agjenda:

11:30 – 12:00 – Pritja e mysafirëve;

12:00 – Fillimi i ceremonisë (Raportimi për rreshtimin e kuadrateve para Presidentes);

12:03 – Inspektimi i kuadrateve nga Presidentja dhe Komandanti i FSK-së.

12:05 – Bendi Frymor i FSK-së luan himnin Shtetëror dhe Kombëtar;

12:10 – Homazhe pranë Obeliskut të UÇK-së në Kazermën “Adem Jashari”;

12:15 – Fjalimi i Presidentes së Republikës së Kosovës;

12:25 – Fjalimi i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës;

12:35 – Fjalimi i përfaqësuesit të Familjes Jashari;

12:40 – Pjesë artistike nga Bendi Frymor;

12:50 – Mbyllja e ceremonisë.

12:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në nderim të luftës dhe sakrificës së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz)

12:00

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LShK) organizon akademinë letrare-artistike “Ora e Lirisë”. Me këtë rast, juria letrare do të japë çmimin tradicional letrar “Adem Demaçi”. (Lokalet e LSHK-së, Mahalla e Muhaxherëve)

13:00

Komuna e Malishevës nis lirimin e hapësirave publike në segmentet rrugore që preken nga projekti i ndërtimit të sheshit së bashku me parkingun nëntokësor. Prezent do të jetë edhe kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati. (Rr. “Ibrahim Mazreku”, në qendër të Malishevës)

13:30

Zbulohet Pllaka shtëpi Bazë e UÇK-së, Kjo ceremoni është organizuar, nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega në Skenderaj, në bashkpunim me komunën e Skenderajt. (Lagja Hoti, Buroj në Skenderaj)

14:00
Presidentja Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. Mediet mund të marrin pamje në fillim nga takimi, ndërsa pas takimit Osmani dhe McKee deklarohen për medie. (Kabineti i Presidentes)

14:00

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë).

14:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, diskuton rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit. (Kuvend, N302)

15:00

Qendra “Libart” organizon diskutim me profesorët Bardh Rugova dhe Lindita Tahiri rreth temës “Relativiteti gjuhësor dhe pse duhet të lexojmë”. (Objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania)

18:00

Gjysmëfinalet e turneut “Adem Jashari” në futsall, edicioni i 16-të. (Palestra “Ilaz Kodra” në Skenderaj)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme