Ngjarjet e ditës

07:05 | 29 Shkurt 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:

09:30

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite organizojnë Forumin Ekonomik B2B ndërmjet dy vendeve. (Klan Arena, Prishtinë)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite është shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore. (Kuvendi i Kosovës)

10:00
Instituti Riinvest prezanton raportin “Hulumtim mbi dinamikën e korrupsionit nga ana e ofertës në Kosovë”. (Hoteli “Swiss Diamond”)

10:00
INDEP do të prezantojë punimin “Indeksi i tranzicionit të energjisë elektrike në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Organizatat INPO, IKD dhe FOL organizojnë tryezën me temën “Çka po ndodhë me projektligjin për Prokurimin Publik?”. Marrin Hykmete Bajrami, kryetare e Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike; Osman Vishaj, kryetar i Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik dhe Vjosa Gradinaj-Mexhuani, kryesuese e Bordit të Organit Shqyrtues. (Hotel “Sirius”)

10:00
Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” organizon aksion protestues lidhur me reagimet kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor. (Hyrja para Kuvendit të Kosovës)

13:00
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon seminar për rolin e zyrtarit për integritet në sport. Ligjëruese janë Anastasiya Khomutova nga Anglia dhe Lucy Trochet nga Zvicra. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme