Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në vend:
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N303)
10:00
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të lansojë raportin hulumtues “Nën hije: Një analizë gjinore e punës joformale në Kosovë”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)
11:00
Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N10)
11:00
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike raporton ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në lidhje me raportin e auditimit të performances “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në MMPHI”. (Kuvendi i Kosovës, N506)
11:00
Shoqata “Mjedra e Kosovës” organizon ditën fushore kushtuar krasitjes së boronicës. Demonstrimet praktike do të realizohen nga eksperti holandez, Rob Derix. I pranishëm do të jetë edhe zv.ministri i Bujqësisë, Imri Demelezi. (Pemishtja “BerryKode”, Maxhunaj, Vushtrri)
11:30
Organizohen homazhe në përkujtim të katërvjetorit të vrasjes së Qerim Kelmendit, ish-anëtar i LPK-së dhe UÇK-së. (Kompleksi i Dëshmorëve, Gllogjan)
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...