Ngjarjet e ditës

07:11 | 26 Shkurt 2024
E.H

Këto janë ngjarjet që janë paralajmëruar se do të ndodhin sot në Kosovë:

10:00
Grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës)

10:00
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mbajë takimin e 243-të. (Objekti i PSRK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

11:00
Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. Në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 8, 14 dhe 22 shkurt 2024. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

11:30
Organizohen homazhe në përkujtim të 4-vjetorit të vrasjes së Qerim Kelmendit, ish-anëtar i LPK-së dhe UÇK-së. (Kompleksi i Dëshmorëve, Gllogjan)

13:00
OJQ Aktiv prezantojmë dy publikime vjetore për pozitën e komuniteteve në Kosovë: “Analiza e trendeve 2023: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë” dhe “Vlerësimi i statusit të të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

15:00
Mbahet seanca përfundimtare ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend. (Gjykata Themelore, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme