Ngjarjet e ditës

06:56 | 21 Shkurt 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

08:00

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës Studentore, hyjnë në grevë për shkak të pagave të ulëta. (Universiteti i Prishtinës dhe Qendra Studentore)

09:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mbajnë takim me kryetarët e komunave. (Hotel “Internacional Prishtina”)

10:00
Themelohet Fintech Kosova (FIKS), që do të funksionojë në kuadër të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), për të përfaqësuar teknologjinë financiare në Kosovë. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban takim me përfaqësuesit e MASHTI-t, MD-së dhe KGJK-së, lidhur me përfundimin e akteve nënligjore në bazë të Ligjit për mbrojtjen e fëmijës. (Kuvendi i Kosovës, N303)

10:00
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, N302)

10:00
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca në rastin ku kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Pal Lekaj do të paraqesë dëshminë e tij. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)

10:00
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, mban ceremoninë e nënshkrimit te Kontratës me Konsulencën për Masat Shoqëruese dhe Njësinë për Zbatim të Projektit (AMC/PIU), financuar nga KfW/EU. (Ndërtesa Administrative e KRU “Prishtina”)

11:00
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur më realizimin e të hyrave për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, C203)

13:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seancat e mbajtura më 8 dhe 14 shkurt 2024. (Kuvendi i Kosovës, C301)

14:00
Qendra për Dialog Humanitar organizon tryezën me temën “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”. Merr pjesë zv.kryeministri Besnik Bislimi; ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq etj. (Qendra e Mediave, Çagllavicë)

20:00
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon ceremoninë e përzgjedhjes së Laureatëve 2023. (Klan Arena)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme