Ngjarjet e ditës

06:59 | 20 Shkurt 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

10:00
Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK mban protestë paqësore kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” të këtij Departamenti, pagat e ulëta dhe kushtet e rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK. (Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe para zyrave të KEK-ut)

09:00
Hapen punimet e konferencës dyditore “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”, e cila organizohet nga SBAShK-u dhe Qendra Amerikane e Solidaritetit nga Tirana. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planin e Performancës së AKP-së dhe AKK-së për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:00
Shënohet 35-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës të vitit 1989. (Mensa e minatorëve, Stantërg)

11:00
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Shtetërore të Turqisë, Uğur Ünal, viziton Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. (Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës)

14:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”. I ftuar ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu. (Kuvendi i Kosovës, N302)

16:00
Mbahet Ceremonia e Certifikimit të 200 të trajnuarve në modulet e avancuara të gjuhëve programuese, në kuadër të projektit “ICT for Kosovo’s Growth”, financuar nga BE-ja. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani; shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog; ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli; kryetari i Prishtinës, Përparim Rama etj.
(Pallati i Rinisë, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme