Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:00 | 15 Shkurt 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

09:00

Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë raporton zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, lidhur me dialogun me Serbinë. (Kuvendi i Kosovës, C203)

09:30

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së mban mbledhjen konstituive; shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

10:00

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare të veçantë. Në rend dite është shqyrtimi i tri Propozim-amendamenteve Kushtetuese, me nr.28, 29 dhe 30. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, ndahen certifikata për studentët ekselentë. (Biblioteka Universitare)

10:30

Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend të ditë janë 17 pika, përfshirë ratifikimi i 9 marrëveshjeve ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit)

11:30

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë jepet verdikti ndaj të akuzuarit Arsim Limani, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj gazetarit te RTK-së, Alban Selimi. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)

13:30

Vizitë punimeve në objektin e FSHMN-së, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës. (Objekti i FSHMN-së)

14:00

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, ndahen mirënjohje për stafin akademik. (Salla e Senatit të UP-së)  .

14:00

Kolegji UBT prezanton projektin “Shape – Sport, health and the people”. (Parku Inovativ i UBT-së, Lipjan)

17:00

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, mbahet turneu në futsal “Afrim Bunjaku”. (Palestra Sportive “Jeton Tërstena”, Vushtrri)

18:00

Promovohet monografia “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” i autorit Nuhi Bytyçi. (Libraria “Dukagjini”, sheshi “Nëna Terezë” në Prishtinë)

19:00

Lidhja Shqiptare Evropiane hap ekspozitën kolektive me titull “Ngjyrat Dardane”, që organizohet për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë, kuruar nga piktori Anton Krsaniqi. (Open Art Gallery, Prishtinë)

20:00

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq premierën e parë për vitin 2024 – “Rebounds. A BasketBallet”, krijim i ri i stilit bashkëkohor që është realizuar në bashkëpunim me dy koreografët gjermanë Friederike Lampert dhe Jochen Roller. (Atelieja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme