Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
10:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për administrimin e banesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi. (Kuvendi i Kosovës, N506)
10:00
Forumi i Rinisë së LDK-së organizon aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë)
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Draft-Planin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:00
Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me GIZ-in, lansojnë platformën digjitale MOODLE . Marrin pjesë, Getoar Mjeku, zv.ministër i Ekonomisë; David Oberhuber, drejtor i GIZ-it për vendin etj. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit, Prizren)
12:15
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të projektit të MRI-së në Spitalin Regjional të Prizrenit. (Spitali Rajonal i Prizrenit)
10:00
Forumi Ekonomik i Grave mban diskutim në lidhje me tërheqjen e Ligjit të Punës nga Programi Legjislativ 2024. (Hotel “Sirius”)
11:00
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit. Në rend dite janë votimi për emërimin e 3 anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së AKA-s; propozimi për përzgjedhjen e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese; zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për FSK-në dhe zgjedhja e një anëtari të KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike. (Ndërtesa e Kuvendit)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton planin vjetor të performancës të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. (Kuvendi i Kosovës, C203)
11:00
Komisioni për Integrime Evropiane mban mbledhje. Në rend dite është votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me BE-në mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programet e BE-së “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat” etj. (Kuvendi i Kosovës, N10)
12:00
Në kuadër të shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, promovohet libri “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe Shtetndërtimi” me autor ish-presidentin Fatmir Sejdiu. (Biblioteka Kombëtare)
13:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezanton platformën interaktive digjitale KDI Green, për adresimin e degradimit të mjedisit në Kosovë. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë)
17:00
Për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë, Komuna e Vushtrrisë bën shpalljen e sportistëve të vitit 2023. (Qendra e Kulturës, Vushtrri)
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...