Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:
09:20
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë zhvillon takim me delegacionin e Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë. (Kuvendi i Kosovës, C301)
10:00
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me komunat përfituese nga skema e Grantit të Performancës Komunale. Marrin pjesë zv.kryeministri Besnik Bislimi, ministri Elbert Krasniqi dhe shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog. (Hotel “Emerald”)
11:00
Komuna e Vushtrrisë organizon Akademinë Përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të rezistencës në zonën e lirë në Zogori, të udhëhequr nga Mehmet Konjuhi.
12:00
Mbahet tryeza shkencore “Refleksione historiografike mbi masakrën serbe në Zogori – 100 vjet pas”. (Qendra e Kulturës, Vushtrri)
13:00
Promovohet libri “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i profesorit të UBT-së, Musa Sabedini. (UBT, Kalabri)
13:00
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mban konferencë për media. (Zyra e kryetarit)
13:00
Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal raporton Komisioni i Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, N10)
14:00
Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri, në kuadër të UP-së, mban ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave për 40 auditorët e energjisë. Marrin pjesë Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë dhe Qerim Qerimi rektor i UP-së Universitetit Publik “Hasan Prishtina”. (Amfiteatri i Administratës Qëndrore të UP-dsë)
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...