Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:00 | 23 Janar 2024
E.G
Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
09:30

Parlamenti Studentor organizon një aksion simbolik para objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. (Rektorati i UP-së, Prishtinë)

10:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, miraton Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

10:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton raportin përfundimtar për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

11:00

Zv.kryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, merr pjesë në takimin inaugurues të Forumit për Komunitetet jo-shumicë. (Ndërtesa e Qeverisë)

13:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, diskuton rreth angazhimit të eksperteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

13:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, miraton raportin vjetor të punës së Komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

13:00

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton disa projektligje dhe nisma legjislative. Në rend dite është Nisma legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

13:00

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, do të njoftojnë drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Gazmend Hoxha, për të gjitha shërbimet që jepen falas në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në Prishtinë për të gjithë pjesëtarët e Policisë. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Prishtinë)

15:30

Marcel Melis nga Swean Melis Fund do të vizitojë Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ku do të prezantojë para anëtarëve të Odës fondin e tij investiv. (Objekti i OEK-ut)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme