Ngjarjet e ditës

07:01 | 11 Janar 2024
K.B

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:

09:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpret me ceremoni shtetërore kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.  (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

09:35
Kryeministri Kurti pret në takim dypalësh kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar. Mediet mund të marrin në fillim. (Ndërtesa e Qeverisë)

10:00 – 19:45
Hapja solemne e manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024” .

Agjenda:
10:00 – Homazhe në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan

11:00 – Vizitë në Kazermës e FSK-së në Gjilan

14:00 – Vizitë e kryeministrit Albin Kurti në shtëpinë e Rexhep Malajt

19:00 – Ndezja e Flakadanëve (Teatri i Qytetit, Gjilan)

19:45 – Hapja e ekspozitës me fotografi dhe video “Flaka nder vite” (Teatri i Qytetit, Gjilan)

10:30
Konferencë e përbashkët e kryeministrit Kurti dhe kryeministrit të Irlandës, Varadkar. (Press Qendra në Ndërtesën e Qeverisë)

11:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar. Mediet mund të marrin pamje nga pritja si dhe në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes)

13:00 – 14:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojë Kamenicën.

Agjenda:

13:00 – Vizitë te palestra e re në Koretin, investim prej 330 mijë eurosh nga MAShTI

13:15 – Vizitë te çerdhja e re në Koretin, investim prej 741 mijë eurosh nga MAShTI

13:30 – Vizitë në shkollën ShFMU “Abdullah Krashnica-Presheva”; vizitë në kabinetin e teknologjisë për të parë nga afër punën dhe prezantimin e punimeve të nxënësve

14:00 – Promovimi i librit “strip comic” të titulluar “Air Guardian” nga autorët Ana Krasniqi dhe Edvin Susuri

18:00
Në kuadër të aktiviteteve të “Flakës së Janarit”, mbahet akademi për Rexhep Malën e Nuhi Berishën. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme