Google ADS

Ngjarjet e ditës

06:39 | 20 Dhjetor 2023
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot

09:00
MINT organizon konferencën vjetore “Strategjia për zhvillim industrial dhe instrumentet mbështetëse për bizneset”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja Rozeta Hajdari etj. (Hotel “Emerald”, Prshtinë)
10:00

Mbahet Konferenca për Rininë 2023. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, presidenti i Shoqatës Evropiane të Kartës Rinore, Miguel Perestrello etj. (Biblioteka Qendrore Universitare, Prishtinë).

10:00

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, N302)

10:00Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit: “Fuqizimi i Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të zotimeve të Kosovës në Procesin e Berlinit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:30Mbahet ceremonia e betimit të shërbimit për 17 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë, pas trajnimit 10-javor për gjuhë, kulturë dhe trajnim profesional. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier etj. (“Klan Arena”)

11:00Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pret në takim Sindikatën e Policisë së Kosovës. (Objekti i MPB-së, Prishtinë)


11:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban “Konferencën Vjetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatave të Republikës së Kosovës”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

11:00Promovohet libri “Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-1999 në letërsinë shqipe në Kosovë”, i autores Blerina Rogova Gaxha.

14:00Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mban një ligjëratë para studentëve të Universum International College – UNI. (Kampusi i UNI, afër Prishtina Mall)

16:00Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe Forumi për Transparencë Parlamentare organizojnë pritje me rastin e fundvitit. (Holli i Kuvendit)

17:30

Organizata “Germin” organizon ngjarjen “Let’s Celebrate Diaspora Engagement”, kushtuar diasporës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

19:00Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës së përvjetshme kolektive “Hijet e Bardha” që kësaj radhe ka për tematikë ngjyrën e kaltër dhe titullohet “Blu”. (Galeria “Qahili”, Veternik

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme