Ngjarjet e ditës

06:48 | 11 Dhjetor 2023
E.G

09:00

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

09:00

Iniciativa CorrWatch organizon konferencën me temën “Nga transparenca te besimi: Zgjidhjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel institucional”. (Hotel “Emerald”)

09:30

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 238-së. (Objekti i Prokurorisë Speciale)

10:00

Prezantohet Plani i Veprimit të Universitetit të Prishtinës për Barazi Gjinore lidhur me aspektin gjinor të nxjerra nga strukturat e ndryshme të UP-së. (Rektorati i UP-së).

10:00

Komuna e Lipjanit organizon vënien e gurthemelit për ndërtimin e Qendrës Urgjente. (Lipjan)

10:00Instituti EdGuard publikon raportin “Performanca e nxënësve kosovarë në testin PISA”. (Hotel “Swiss Diamond”)

10:30

Ministria e Mjedisit, Ministria e Arsimit dhe INDEP shënojnë “Ditën Ndërkombëtare të Maleve”. (Shkolla “Zahir Pajaziti”, Orllan – Podujevë)

10:30

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të nën-huazimit dhe nën-grantit për projektin e Ngrohtores Solare në Prishtinë ndërmjet Ministrisë së Financave dhe “Termokosit”. Marrin pjesë ministri Hekuran Murati; kryetari i Prishtinës, Përparim Rama; ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde etj. (Objekti i Qeverisë).

13:00

Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon aksion humanitar për dhurimin e gjakut. (Zyra e AKP-së)

15:00

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama nënshkruan marrëveshje Granti me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e rindërtimit të tërësishëm të Transportit Publik në Prishtinë. (Ndërtesën e vjetër e Komunës, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme