09:00
Bashkësia Islame e Kosovës dhe Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame organizojnë konferencën shkencore “Xhamia te shqiptarët”. Në hapje marrin pjesë dhe myftiu Naim Tërnava dhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit mbahet konferenca “Auditimi jofinanciar nga Zyra Kombëtare e Auditimit: Ndërhyrje në Sistemin e Drejtësisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Këshilli i Përgjithshëm të organizatës “Gratë për Vetëvendosje” mban mbledhjen e tretë. Pjesa e parë është e hapur për mediet. (Salla e konferencave “Orion”, rr. “Rexhep Luci”)
11:00
Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mediet mund ta ndjekin fjalën hyrëse të kryetarit Lumir Abdixhiku. (Salla “Klan Arena”, Prishtinë)
11:00
Lëvizja FOL, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, realizon performancën “Realitetet e papame të transparencës radikale”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
12:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve për foton më të mirë kundër korrupsionit. (Hotel “Union”, Prishtinë)
12:00
Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) protestojnë para Qeverisë, për shkak të pagave, zvogëlimit të shtesave të rrezikshmërisë etj. (Para objektit të Qeverisë)
12:00
Oda e Avokatëve të Kosovës shënon Ditën e Avokatisë, përkatësisht 50-vjetorin e themelimit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
13:00
Mbahet konferenca “Transparenca e qeverisë dhe e ndërmarrjeve publike”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
19:00
Hapet ekspozita multimediale “Art Therapy”, që përfshin edhe vepra të krijuara në rezidencën artistike të Mitrovicës këtë vit. (Qendra “Barabar”, në hotelin “Grand”)
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...