Google ADS

Ngjarjet e ditës

06:54 | 7 Dhjetor 2023
E.H

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovës

08:30
Mbahet Konferenca e 8-të e Mjedrës në Kosovë “Formimi i së ardhmes në sektorin e mjedrës”. Merr pjesë dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:30
Qendra për Politika dhe Avokim (CPA) mban Forumin rajonal për të drejtat e punës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së garancisë me Agjencinë Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA). Marrin pjesë dhe guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili; ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari dhe Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën ku do të shpaloset hulumtimi “(Mos) Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në nivelin ekzekutiv”. Marrin pjesë drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, dhe Vigan Qorrolli, zv.ministër i Drejtësisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00

Demokraci Plus (D+) prezanton raportin “Keqpërdorimi i Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta (MShV) në nivelin qendror’’. (Qendra e konferencave “Orion”, rr. “Rexhep Luci)

10:00
Iniciativa për Progres (INPO) publikon raportin “Shqyrtimi i korrupsionit në prokurim publik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO) në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit mbajnë tryezën “Shqyrtimi i korrupsionit në prokurorimin publik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme. Në rend dite është falja e tatimit në pronë për vitin 2023, deri në 100 euro. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

11:00
Kolegji Universum në bashkëpunim me Aleancën Kosovare te Bizneseve (AKB) bëjnë hapjen solemne “Javët e Biznesit Kosovar 2023”. (Kolegji Universum, Ferizaj)

11:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Kuvendi i Kosovës, N302)

11:30
Komuna e Mitrovicës mban ceremoninë e inaugurimit të objektit të renovuar të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në Shupkovc. (Shupkovc, Mitrovicë e Jugut)

12:00
Artpolis organizon marshin “Stop Femicidit! #BollMa” dhe performancën artistike “Hope Bubble”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

13:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhjen e radhës ku do të shqyrtoj raportet me amendamente të disa projektligjeve . (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

13:00
Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit mbahet tryeza “Kushtetutshmëria e qeverisjes”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

17:00
AAK mban mbledhjen e Kryesisë për të diskutuar për versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. (Zyra e AAK-së)

19:00
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shala, dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, organizojnë ceremoninë solemne të dekorimit të grave nga grupe të margjinalizuara që dhanë kontribut të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë me trofeun “Hyjnesha e Shtetit”. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme