Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:03 | 23 Nëntor 2023
E.H

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë

09:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit; si dhe Shqyrtimin e Raportit me amendamente i Komisionit Funnksional për Projektligjin për Fondin sovran të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

09:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit, vazhdim i mbledhjes së datës 21.1.2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N225)

09:30
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon tryezë të rrumbullakët me temën “Mbrojtja e infrastrukturës kritike në Kosovë: Sfidat dhe mundësitë”. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

09:30
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Artin dhe Kulturën. (Kuvendi i Kosovës, salla N225)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës)

10:00
Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje takohet me Jetish Maloku, kryesues i KPK-së dhe Albart Zogaj, kryesues i KGJK-së, temë Diskutimi: Çështjet e dhunës në familje dhe dhunës seksuale, shikuar nga këndi i institucioneve që ata përfaqësojnë. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

10:00
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapin ekspozitën “Një komb, një ABC”. (Lapidariumi i Muzeut, Prishtinë)

11:00
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, mban ligjëratë në Universitetin “Isa Boletini”. (Mitrovicë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme