Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:
09:30
Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), në bashkëpunim me shoqatën “Organika”, organizojnë Forumin e Sektorit të Ushqimit – Edicioni i 3-të. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).
10:00
Komisioni “Ad hoc” interviston kandidatët për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
10:00
Komuna e Rahovecit fillon punimet për ndërtimin e Objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec. (Afër shkollës “Bekim Sylka”, Rahovec)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportet vjetore financiare të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, të KQZ-së, KGjK-së dhe të KPK-së. (Kuvendi i Kosovës, C203)
11:00
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, zhvillon homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
11:00
Ish-punëtorët e ish-fabrikës ”Llamkos” në Vushtrri protestojnë për të kërkuar shlyerjen e borxhit ndaj tyre. (Para Agjencisë Kosovare të Privatizimit)
11:00
Akademia Diplomatike e Kosovës promovon librin “Antitabu” për filozofinë filotabu shqiptare dhe “Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci”, të autorit Shaban Murati. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...