Google ADS

Ngjarjet e ditës

06:51 | 31 Tetor 2023
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:

09:00

Ndërmarrja Publike Banesore përuron Muralin ndërgjegjësues për kancerin e gjirit, me rastin e Muajit Rozë. Merr pjesë dhe nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahataciu. (Rr. ”Justiniani”, Pejton)

09:00

Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësueset e shoqatave “Renesanca” dhe “Jeta/Vita’’. (Kuvendi i Kosovës, N302)

10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Programin Kombëtar të Shkencës 2023/2028. (Kuvendi i Kosovës, N33)

10:00

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e ZRrE-së, rr.Bekim Fehmiu (ish-ndërtesa e Fazitës)

10:00

Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) publikojnë raportin “Planifikimi i dobët i ndërmarrjeve publike në Kosovë”. (Hotel “Sirus”, Prishtinë)

10:00

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit me Universitetin “Fehmi Agani”. (Gjakovë)

10:30

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, viziton Odën e Turizmit në Gjakovë. (Gjakovë)

11:00

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”. (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radio Televizionit të Kosovës. Të ftuar janë Bordi i RTK-së dhe drejtori i Përgjithshëm i RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

11:00

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, viziton kompaninë “LIMA Tex”, përfitues nga Thirrja Publike e MZHR-së për mbështetje të Bizneseve PZHRB 2022. (Lima Tex, Gjakovë)

12:00

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin për Sport, Granit Rugova, dhe anëtarët e Komitetit Evropian të Vlerësimit ACES mbajnë konferencë për medie, në lidhje me kandidaturën e Prishtinës për çmimin Qyteti Evropian i Sportit 2024. (Objekti i Komunës, Prishtinë)

12:00

Bëhet lansimi zyrtar i vlerësimit të shpejtë të punës së fëmijëve në bujqësi dhe mbyllja e projektit të ILO-së. (Hotel “International Pristina”)

13:00

Dita e dytë e mbledhjes së 316-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). Në rend dite janë Raporti i Panelit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit, shpallja e konkursit të brendshëm për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit dhe rreth 30 pika të tjera. (Salla e takimeve në KGJK, rr. “Luan Haradinaj”)

13:00

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë me kandidatët për anëtarë të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N225)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme