Ngjarjet e ditës

06:43 | 30 Tetor 2023
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:

09:00Mbahet procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

09:00Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban takimin e radhës. (Objekti i KGjK-së)

10:00Mbahet marshi sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit me moton ” Zbulimi i hershem, mbijetesë”. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)

10:00Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK mban protestë, kundër tenderimit të këtij sektori. (Para zyrave qendrore të KEK-ut, Prishtinë)

10:00Punëtorët e KRM “Pastërtia” Ferizaj protestojnë për rritjen e pagave. (Para Kuvendit Komunal, Ferizaj)

11:00Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, C301)

13:15Presidentja Vjosa Osmani pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë konferencë për medie. (Kabineti i Presidentes)

13:30Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë mban takimin e dymbëdhjetë të Komitetit Drejtues. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

14:00Kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve të sektorit privat mbajnë takim të jashtëzakonshëm lidhur me marrjen e vendimit për fillimin e protestave dhe grevave për rritjen e pagave. (Zyrat e Sindikatës, Prishtinë)

14:40

Kryeministri Albin Kurti, pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mediet mund të marrin pamje vetëm në oborrin e Qeverisë.(Ndërtesa e Qeverisë)

18:00Hapet ekspozita “Mbijetesa e sportit të Kosovës 1991-1999” e autorit Gani Kosumi. (Ateliea përballë Sallës së Kuqe, Pallati i Rinisë)

18:00Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shënon 21-vjetorin e themelimit dhe të veprimtarisë në mbrojtjen dhe promovimin e bizneseve vendore. (Hotel “Amazona”, Magj. Prishtinë -Mitrovicë)

18:00Hapet ekspozita “Mbijetesa e sportit të Kosovës 1991-1999” e Gani Kosumit. (Salla e atelesë, Pallati i Rinisë, Prishtinë)

18:00Mbahet ceremonia e lansimit të Strategjisë së Futbollit të Vajzave. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme