Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë:
09:00
Me rastin e muajit tetor, muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Ministria e Shëndetësisë lanson fushatën ndërgjegjësuese me moton:“Zbulimi i hershëm, shpëton jetë”. Marrin pjesë: kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetesisë Arben Vitia etj. (Salla e IKShPK-së)
10:00
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon takimin e përbashkët me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministritë e linjës dhe kryetarët e komunave. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38)
10:00
Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
10:00
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT), mban debatin “Angazhimi i burrave dhe djemve për barazi gjinore” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Kino “Armata”, Prishtinë)
11:00
Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje diskuton për planin e veprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
11:00
Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. Në rend dite një varg pikash. (Kuvendi i Kosovës)
14:30
ETEA organizon konferencë për medie referuar situatës me tekstet shkollore dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...