Ngjarjet e ditës

07:04 | 29 Shtator 2023
K.B

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë:

Mbahet Simpoziumi për shërbimet ndërkombëtare shëndetësore. (ora 9:00)

Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2023, KOK organizon “Forumi për Sportin”. Merr pjesë ministri Hajrullah Çeku. (Ora, 10:00)

Komuna e Prishtinës nis aksionin “Clean Up” për pastrimin e hapësirave të gjelbra dhe mbjellja e pemëve. Merr pjesë nënkryetari Alban Zogaj. (Pllatoja te Banesat e Bardha në afërsi të shkollës “Iliria”, ora 10:00)

Punëtorët shëndetësor të Kardiologjisë protestojnë për të shprehur pakënaqësi në lidhje me menaxhmentin e kësaj Klinike. (Oborri i Kardiologjisë, ora 10:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shënon Ditën Botërore të Turizmit me aktivitete të ndryshme. Merr pjesë, ministrja Rozeta Hajdari. (Ora, 11:00)

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës shënon “Java e Ndërmjetësimit” në Kosovë. (Sheshet kreysore të qyteteve: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, ora 11:00)

Këshillit Prokurorial i Kosovës e mban takimin e 234-të. (Objekti i KPK-së, ora 12:00)

Publikohet raporti “Raport Vlerësimi mbi Aplikimin e Drejtësisë Procedurale në Gjykatat Themelore nga 2021-2023: Një analizë krahasuese”. Tryeza mbledh kryetarë dhe administratorë të Gjykatave Themelore në Prishtinë, Gjyqtarë mbikëqyrës dhe ndihmës-administratorë të degëve të gjykatave respektive, si dhe akterë të tjerë shoqërorë. (Prishtinë, ora 13:30)

Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), mbanë konferencë për media, në të cilën do të publikohet raporti i anulimit të tenderëve të komunave për vitin 2022. (Prishtinë, ora 14:00)

Ministri i MMPHI-së Liburn Aliu, së bashku me zëvendësministrin Hysen Durmishi, do të mbajnë konferencë për media, me rastin e hapjes së procedurës së prokurimit për Projektin e Ndërtimit të Urës së Rogovës së Hasit. (Ura e Rogovës, fshati Rogovë, ora 14:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme