Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë:
09:00
Mbahet ceremonia e përfundimit të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural”) i zbatuar nga Caritasi Zviceran, financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Komuna e Prishtinës dhe tetë komuna të tjera. (Klan Arena, ish-fabrika e amortizatorëve)
10:00
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, organizon tryezën e rrumbullakët, me rastin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban konferencën për medie ku do të shpaloset raporti analitik “Integriteti politik në Kosovë: çfarë të dhënash kemi?”. (Zyra e KDI, Prishtinë)
11:00
Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës. Në rend dite janë 23 pika. (Kuvendi i Kosovës)
11:00
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Projektit për Qeverisje Dixhitale. Marrin pjesë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Massimiliano Paolucci. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38)
09:30 – 13:00
Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), në bashkëpunim me Federatën e
Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, mbanë tryezë të rrumbullakët në lidhje me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Hotel Sirius, Prishtinë)
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...