Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë:
09:00
Vazhdon procesi gjyqësor kundër Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)
10:00
Komuna e Vushtrrisë dhe Islamic Relief Kosova nënshkruajnë marrëveshje për angazhimin e mjekëve dhe infermierëve. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Ferit Idrizi. (QKMF, Vushtrri)
10:00
Kuvend i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite tetë pika, ndër to edhe votimi i Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë. (Kuvend i Kosovës)
10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin me titullin “Hetimet e mangëta dhe gjykimet e imëta”, rezultat i monitorimit të punës së prokurorive dhe gjykatave në trajtimin e krimeve të përgjithshme gjatë vitit 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Mbahet konferenca e parë e Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini (FER-D). (Hotel “Dukagjini”, Pejë)
14:00
Kuvend i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimin e Qeverisë për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvend i Kosovës).
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek