Këto janë ngjarjet e datës 13 shtator 2023 në Kosovë:
09:00
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, Hagë)
10:00
Zyra Kombëtare e Auditimit dhe UN Women – Zyra në Kosovë, prezantojnë të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti i auditimit të performancës “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje”. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu; Avokati i Popullit, Naim Qelaj etj. (Hotel “Prishtina”)
10:00
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës)
10:00
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – “Çohu”, publikon hulumtimin “Sfidat drejt cilësisë së naftës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) mban tryezën “NO2 – Një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut”. (Restorant “Rings”, Prishtinë)
10:30
KRU “Prishtina” organizon aksion në Obiliq për shkyçjen e borxhlinjve të mëdhenj nga shërbimet e ujit dhe konsumatorët ilegalë. (Obiliq)
11:00
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, mbanë ligjeratën e parë në shkolla për vetëdijësim kundër kancerit të gjirit, në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina 2023”. (Gjimnazi “Sami Frashëri”, Prishtinë)
13:00
Në kuadër të PriFest-it, mbahet panel diskutimi me temën “Prezentimi i marrëveshjes së bashkeprodhimit Izrael-Kosovë”. Marrin pjesë Hajrullla Çeku, ministër i Kulturës; ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammar Ziv etj. (“Barabar Center”, “Grand Hotel”)
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...