Kombëtarja e Kosovës stërvitjen e radhës dhe të fundit për këtë grumbullim në Prishtinë, e zhvillon sot në stadiumin “Fadil Vokrri” (Ora 10:00)
Në kuadër të manifestimit përkujtimor kushtuar 23 vjetorit të Masakrës së Izbicës, mbahet vrapimi I ashtuquajtur si “Vrapimi i Marsit”. (Kompleksi Memorial në Izbicë, ora 10:00)
Në 23 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, bëhet mbjellja e drunjëve dekorativ në këtë fshat. (Ora 10:00)
Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me Federatën e Skitarisë së Kosovës dhe me Shoqatën Bjeshkatare Alpine ‘’Shkëlzen Haradinaj’’, organizojnë garën e skijimit ‘’Kupa e Gjeravicës’’. (Bjeshka e Belegut, ora 10:00)
Mbahet tubim përkujtimor për nder të sakrificës së dhjetë dëshmorëve Rama të rënë në Luftën Çlirimtare 1997-1999. (Lapidarit i tyre, rrugës Prishtinë-Obiliq, 1 kilometër nga udhëkryqi Prishtinë-Obiliq-Mitrovicë, ora 11:00)
Në shënim të Ditës Botërore të Teatrit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 13:00)
Në fshatin Sfeqel të Podujevës, bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore të formimit të togut të UÇK së të Zonës Operative të Llapit. (Ora 13.00)
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës