Ngjarjet e datës 21 shtator

07:00 | 21 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

09:30

Mbahet Samiti Dixhital dy ditor “Prishtina 2022”. Merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00

Partia Socialdemokrate proteston me moton “Trendafilova s’ka çka lypë në Kosovë”. (Hotel “Astoria”, Gjilan)

10:30

Shoqata Sindikale e QKUK-së proteston duke kërkuar rritjen e pagave për 50 për qind. (Para Qendrës Emergjente) ***Kjo ngjarje anulohet.

11:30

Me rastin e Samitit Dixhital dy ditor “Prishtina 2022”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Dixhitalizim dhe Transport, Stefan Schnorr mbajnë konferencë për medie. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme