Ngjarjet e datës 2 mars 2021.
Banorët e Prapashticës dhe disa fshatrave tjera, protestojnë me kërkesë që Komuna e Prishtinës të lëshojë në qarkullim një autobus për këto fshatra. (Tek objekti i komunës së vjetër të Prishtinës, ora 07:40)
U.d. presidentja Vjosa Osmani takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. (Kabineti i Presidentes ora 8:00 -pamje në fillim të takimit. Konferenca për media pas takimit në hollin e Kuvendit të Kosovës)
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak. (Selia e PDK-së, ora 09:50)
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel “Swiss Diamond” salla Ulpiana, Prishtinë, ora 10:00)
Koalicioni ad hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për medie, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania “KelKos Energy” ndaj aktivistes Shpresa Loshaj. (Para objektit të Gjykatës Themelore dega Deçan, rruga “Sali Çeku”, p.n. ora 11:00)
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu do të shpallë 6 projektet më të mira të Ballkanit Perëndimor që synojnë të ndihmojnë rimëkëmbjen e turizmit në rajon. ora 11:00-13:30)
Asociacioni i letrarëve dhe artistëve ART CLUB “Rifat Kukaj” Drenas organizon edicionin e shtatë të manifestimit letrar “Vjeshta dhe Vargjet”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 12.00)
Forumi shqiptar për zhvillim ekonomik në Serbi, me rastin e 29-vjetorit të Referendumit për autonominë territoriale në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, mban diskutim të hapur. (Hotel “Emerald” në Prishtinë, ora 17:00)
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?